29/01/2015
Kompania jonë është themeluar për të plotësuar sektorin e shërbimeve ndaj klientëve për organizime të mirëfillta dhe profesionale të aktiviteteve të ndryshme shoqërore.
E filluam dhe e zhvilluam suksesshëm aktivitetin tonë të punimit të kartolinave unike punë dore si dhe organizimin e festave/ndejave private.
Tani ne kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme profesionale e teknike për të zgjeruar përmasat e bashkëpunimit me të gjitha kompanitë dhe individët, të cilët duan t’ja besojnë organizimin e aktivitetit të tyre të planifikuar, kompanisë sonë e cila merret me të gjitha detajet e organizimit të ngjarjeve të punës, bizneseve, ngjarjeve private dhe dasmave madhështore.
Përveç organizimit me përpikmëri, kompania jonë merret edhe me menaxhimin e ngjarjeve, duke u përkujdesur që nga fillimi deri në fund gjithçka të rrjedh sipas planifikimeve dhe skemave të parapërgatitura.
Disa nga shërbimet që ofron kompania jonë përfshijnë:
• Organizimin dhe menaxhimin total të ngjarjes
• Dekorimin e sallave apo ambienteve ku zhvillohet ngjarja
• Shërbimet e videoxhirimeve dhe fotografisë (kameramanë dhe fotograf)
• Punimin e ftesave unike punë dore
• Dhurata për mysafirët, punime me dorë
• Përgatitjen e tortave të përshtatshme me ngjarjen dhe kapacitetet e mysafirëve
• Punimin e Librit të Përshtypjeve për kujtime të përjetshme
Bashkë me këto, ofrohet edhe çdo shërbim tjetër sipas kërkesave tuaja, për ta bërë organizimin sa më madhështor, në përputhje me dëshirat më të mëdha që keni.
Për të kontaktuar kompaninë tonë, kemi vënë në dispozicion emailin:
[email protected]
ËNDËRRONI – REALITETI JEMI NE!