Hygienitech Kosova është kompani që ofron shërbime të specializuara të pastrimit të dyshekëve dhe mobiljeve tjera me rreze ultravjollce. Shërbimi yne i pastrimit te dyshekëve bëhet me teknologjinë Hygienitech®, përmes të cilit aplikohet një proces i thatë dhe pa kimikate. Hygienitech® është lider global në fushën e pastrimit ekologjik, pa kimikate dhe anti-alergjik të dyshekëve. Procesi i pastrimi
t me Hygienitech
Procesi shkencërisht i vërtetuar i pastrimit dhe sanitizimit të dyshekëve Hygienitech® Mattress Cleaning është proces krejtësisht natyral, 100% pa kimikate, procedurë 100% e thatë e trajtimit e cila në mënyrë efektive largon dhe shkatërron akarienet, mizat e dyshekëve, sporet e kërpudhave, mykun dhe sporet e tij, bakteriet, viruset e ndryshme, qelizat e vdekura të lëkurës dhe mbetjet e tjera të dëmshme të cilat gjinden nëpër të gjithë dyshekët. Është plotësisht e sigurt dhe e padëmshme për njerëzit, mjedisin, kafshët shtëpiake dhe çdo lloj të dyshekut, pa marrë parasysh vjetërsinë e tij, madhësinë apo stilin (përvec dyshekëve me ujë). Procesi të cilin e përdorim është, vazhdimësi e metodave që profesioni i mjekësise i ka përdorur për vite të tëra. Teknologjia për Pastrim të Dyshekëve
*Rrezet UV-C janë germicidale– d.m.th. ato e deaktivizojnë AND-në e bakterieve, viruseve dhe patogjenëve të tjerë dhe kështu e shkatërrojnë aftësinë e tyre për shumim dhe shkaktim të sëmundjeve. Në mënyrë specifike, rrezet UV-C dëmtojnë acidin nukleik të mikroroganizmave duke formuar lidhje kovalente në mes të bazave të caktuara në ADN. Formimi i këtyre lidhjeve parandalon replikimin e ADN-së, duke i bërë keshtu mikroorganizmat të paaftë për shumim. Në fakt, kur mikroorganizmi provon të shumohet, ai vdes. Si funksionon
Sistemi për pastrim të dyshekëve Hygienitech® Mattress Cleaning System bazohet në një pajisje të fuqishme pastrimi, e cila mund të bartet kudo dhe e cila gjeneron fuqi të jashtëzakonshme thithëse dhe valë pulsuese me frekuencë të lartë, e kombinuar me rrezet UV-C, për të shndërruar në pluhur dhe për të nxjerrë jashtë akarienet, jashtëqitjet e tyre, mikroorganizmat e dëmshëm dhe mbetjet e tjera të dëmshme të akumuluara në dyshekë. Procesi i pastrimit dhe sanitizimit të dyshekut zgjatë 15-30 minuta varësisht nga madhësia e dyshekut. Shtretërit pastrohen në dhomë dhe janë të gatshëm për përdorim pas vetëm 5 minutash. Kujdesi ndaj klientit
Bëjmë cmos për të ofruar shërbime me cilësi superiore dhe brenda afatit më të shkurtër të mundshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se koha e klientit është shumë e çmuar dhe se klienti nuk mund të na presë neve. Prandaj caktojmë termine për tu siguruar se gjithmonë jemi aty në kohën e përshtatshme dhe të caktuar nga klienti. Stafi ynë është gjithmonë në dispozicionin tuaj. Prandaj na kontaktoni sot për një vlerësim të dyshekut – mbase do të bëni gjumë më të rehatshëm duke e ditur se do të mund t’i hiqni qafe ato krijesa të bezdisshme nga dysheku dhe të pushoni sic duhet për muaj të tërë në vijim!